Klubi futbollistik Drenica ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Ekipi nga qyteti i Skenderajt, do të udhëhiqen nga Megzon Visoka.
Njoftimi u bë nga vet klubi.
Trajneri i ri kontratën e ka nënshkruar në ambientet e FC Drenica, në praninë e presidentit Gëzim Ramadani dhe zëvendëspresidentit, Çaush Dobra.
"Pas emërimit të kryetrajnerit, klubi do të vazhdoj punën për kompletimin e skuadrës", thuhet në njoftim.
Drenica sezonin e ardhshëm e synon rikthimin në Superligë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.