Ballkani që është në luftë për titull e ka humbur një ndeshje të vlefshme ndaj Drenicës më rezultat 2:1.
Me rezultatin e kësaj ndeshjeje Ballkani bie në pozitë të tretë, ndërsa Prishtina ngritët në pozitë të parë.
Edhe pse është në vend të tretë, Ballkani është vetëm dy pikë larg vendit të parë dhe një pikë larg vendit të dytë.
Golat për Drenicën i shënuan, Kreshnik Uka, në minutën e 19-të dhe Dennisson në minutën e 50-të.
Ndërsa për Ballkanin, golashënuesi i vetëm ishte Mevlan Zeka i cili shënoi në minutën e 51-të.
Ndeshja vlejti për xhiron e 32 të Superligës së Kosovës në Futboll.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.