Lajmet e fundit

Procesi zgjedhor në komunën e Drenasit dje ka përfunduar pa telashe të mëdha.
Gazetarja e Klan Kosovës, Donjeta Murselaj ka raportuar nga atje, duke treguar se i vetmi problem që është paraqitur gjatë ditës së djeshme, ka qenë ai i votimit me asistencë.
“Në Drenas është shumë qetë dhe kaq qetë ka qenë edhe gjatë ditës së djeshme kur është zhvilluar procesi zgjedhor”.
“Ne kemi raportuar që nga hapja e vendvotimeve edhe pas mbylljes së tyre dhe situata ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident apo parregullsi. Telashja e vetme ka qenë ajo e votimit me asistencë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv