Lajmet e fundit

Objektet shëndetësore në Kosovë nuk po përmbushin aspak kriteret që mund të ketë një spital apo Shtëpi e Shëndetit, për të trajtuar pacientët.
Përveç mungesës së ilaçeve dhe mjeteve laboratorike për të kryer procedurat që kërkohen për të diagnostifikuar një pacientë, mungesë mbetet edhe pjesa higjienike në spitale, njofton Klan Kosova.
Diçka të tillë po përjetojnë edhe qytetarët e komunës së Drenasit, pasi njëri nga ta me të shkuar për një kontrollë në Shtëpinë e Shëndetit, aty ka hasur në diçka të pazakontë.
Sipas fotografisë së shkrepur nga një pacient i asaj ane, në tryezën e doktorit në Drenas, gjendet një shishe e prerë e pijes Coca-Cola, në të cilën janë të vendosura shpatullat të cilat shërbejnë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të fytit të pacientit, njofton Klan Kosova.
Përveç që aspak nuk është e shëndetshme një mënyrë e tillë praktikimi i elementeve që shërbejnë për kontrollimin e të sëmurëve, brenda saj vërehet edhe një leckë dhe një letër e grisur.
Ndonëse mund të ketë arsyetime se këto shpatulla mund të jenë të përdorura, mbajtja e tyre në mënyrë të tillë në ambiente shëndetësore është tejet e rrezikshme pasi mund të barten infeksione.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin ballafaqohen qytetarët të cilët shkojnë për vizita mjekësore. Në atë objekt ka mungesë të higjienës edhe për çarçafët pasi ka ende të vjetruar si dhe shtretërit janë në gjendje krejtësisht të shkatërruar, duke mos lënë anash edhe dollapët.