Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, referuar situatës së fundit në të cilën ndodhet vendi, për çështjen e presidentit, ka risjellë rastin e dënimit të një kreu shtetëror.
Në hyrje të postimit të tij, Kelmendi ka shkruar se uron që drejtuesit e Kosovës “t'i kenë mendtë në krye, se në shtete demokratike ka raste kur krerët e shtetit dënohen me burgim të përjetshëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës.", raporton Klankosova.tv
“Kjo i ndodhi vetëm para dy muajsh ish-Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata.
Dënimi ka të bëjë me veprimet e tij në dhjetor të 2024-s, kur presidenti Yoon kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme (martial laë), veprim që u konsiderua si shkelje e rëndë e rendit kushtetues. Vendimi i tij antikushtetues kishte shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta publike, duke çuar në përplasje institucionale.”
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.