Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, janë ankuar se në platformën E-Kosova, janë duke u caktuar termine më shumë se që ka kapacitet qendra e vaksinimit në këtë qytet.
Sipas drejtoreshës Abetare Kurti-Maliqi, stafi që kanë nuk është i mjaftueshëm, andaj po iu duhet ti marrin edhe mjekët nga QKMF-ja, andaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojnë numrin e ekipeve, apo të ulin numrin e terminëve ditore, që në këtë qendër shkojnë në 1200-1300.
Mes tjerash, ankesa kishte edhe për një ekip specializantësh, prej të cilëve 3 nuk kanë vinin. Ndërkaq, sipas koordinatores për vaksinim, Drita Nazifi-Emini, përpos kësaj, grumbuj po shkaktohen edhe nga ndërrimi i terminëve.
Por në Ministrinë e Shëndetësisë, mes tjerash si shkak e cilësojnë edhe shkuarjen e në qendra pa pasur termin, teksa caktimi i tyre thanë se bëhet në numrin e paraparë në Planin e Veprimit dhe aq sa qendrat mund të vaksinojnë në bazë të ekipeve.
Sipas tyre, janë duke u shfrytëzuar resurset humane për të rritur numrin e ekipeve të vaksinimit, ndërkohë që në baza ditore, aktualisht vaksinohen rreth 20 mijë persona.
https://www.youtube.com/watch?v=8WZOTTQ9-UA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.