Drejtori sportiv i KB Peja, Arbër Elshani, ka thënë se gjasat që të mos zhvillohet ndeshja e katërt mes KB Peja dhe KB Trepça janë 99 për qind.
Kjo, sipas Elshanit, do të ndodh pasi Federata e Basketbollit të Kosovës e ka dënuar KB Pejën me 7 mijë euro dhe dy ndeshje pa praninë e tifozëve në palestrën “Karagaçi”, kurse KB Trepçën me vetëm 1 mijë e 500 euro.
Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se dhuna erdhi nga tifozët mysafirë e jo ata të Pejës.
“Janë edhe të faktuara. Fishekzjarret hidhen nga tifozët e Trepçës ndërsa dënohemi ne”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Elshani, në një status në Facebook tha se pas dënimit nga ana e federatës, është e pamundur për ta që t’i vazhdojnë garat, teksa hodhi faj edhe në tifozët e KB Pejës për siç e quajti ai, dëmin e shkaktuar.
“Edhe ju disa tifozë të KB Peja, që i kontribuat kësaj na keni dëmtuar shumë. Ata e realizuan skenarin për çka edhe kanë ardhur. Ata erdhën për ta prishur ndeshjen, nuk është dashur të merremi me ta”, shkroi Elshani, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se nëse shikohet raporti i policisë, të autobusët e tifozëve të nga Mitrovica është gjetur sasi e kokainës, thika, armë të rënda e gjëra të tjera.
Ndeshja e katërt e playoffit parashihet të zhvillohet të enjten në Pejë dhe sipas vendimeve nga FBK-ja “Karagaçi” do të jetë i zbrazur.
https://klankosova.tv/denohet-kb-peja-dy-ndeshje-pa-shikues-dhe-7-mije-euro-gjobe-dokument1/
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.