Lajmet e fundit
Deklarata kontradiktore për të ardhmen e Edin Dzeko qarkullojnë nëpër media, pasi së fundmi drejtori sportiv i Roma ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga Olimpico

Drejtori sportiv i Roma, Monchi, ka mohuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Edin Dzeko tek Chelsea.
Ai ka thënë se Roma si cdo skuadër tjetër dëgjon ofertat që i merr për lojtarët, por se nuk kanë asnjë interesim për ta shitur lojtarin.
"Jemi të gatshëm të dëgjojmë oferta, por jo që ta shesim dikë aq lehtë. Ai është duke u grumbulluar me skuadrën, ndaj nuk e besoj që po e mendon largimin".
Në media është raportuar se skuadra angleze tashmë ka akord me Roma për transferimin e sulmuesit, dhe tani janë duke punuar që të dakordohen edhe me vet lojtarin.