Lajmet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, ka mbajtur takim me menaxhmentin.
Hoxha kërkoi nga vartësit e tij angazhime të shtuara në zbatim të ligjit dhe ofrim sa më efikas të shërbimeve për qytetarët.
“Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi”, njofton policia.
Kreu i policisë, ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber