Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ymeri tha se nga shtatë personat e propozuar, tre prej tyre sipas saj janë me çështje penale në të kaluarën e tyre.
“Jo që është votuar pa CV kjo strukturë e bordit të AKP-së, ku nga shtatë të propozuar, tre prej tyre janë me çështje penale në të kaluarën, pra tjera herë pasi që e kemi kryesuesen prej Ministrisë së Drejtësisë, unë propozoj që t’i marrin direkt prej burgut, edhe saktë e dini kon me marrë, edhe i merrni njerëzit e validum si kriminelë edhe i bini në borde, i votoni vet se ju kshtu ashtu nuk i citni në filtër hiç se ju çka të thotë partia e votoni." - tha aj0. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/tahiri-i-ashper-kurtit-i-vjen-marre-me-ardhe-se-20-vjet-e-ka-kalle-vendin-me-qellimin-qe-me-shu-akp-ne/
https://klankosova.tv/keta-jane-anetaret-e-propozuar-te-bordit-te-akp-se/
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.