Lajmet e fundit

Juventus është pajtuar me kushtet personale të yllit të Schalkes Julian Draxled, dhe tani duhet të arrij një akord për shumën e transferimit me gjigantët e Bundesligës.
21 vjeçari është ndjekur shumë nga biankonerët në javët e fundit dhe një përparim i vogël është arritur dhe tani lojtari është gjithnjë e më afër transferimit në Serie A.
Sipas Rai Sport, Draxler është pajtuar për nënshkrimin e një kontrate pesë vjeçare me një pagë prëj 3 milionë eurove për sezon më Zonjën e Vjetër, dhe tani është në dorën e dy klubeve të arrijnë një marrëveshje,transmeton Klan Kosova.
Lëvizja e Draxler do t’i jap fund ndjekjes së yllit të Bayern Munich, Mario Goze, i cili ka qenë shume i lidhur me Juventusin këto javët e fundit.