Lajmet e fundit
Megjithë transferimet e jashtëzsakonshme në Parc des Princes gjatë verës, asi gjerman nuk ka mbetur i shqetësuar aspak

Julian Draxler ka thënë se është i bindur se ka të ardhme tek Paris Saint-Germain, megjithë transferimin e Neymar dhe Kylian Mbappe.
PSG bleu Neymar për 222 milionë euro dhe huazoi Mbappe për të përforcuar vijën sulmuese, duke ua paqartësuar të ardhmen Draxler dhe Angel Di Maria.
Draxler ka thënë se beson që do të ketë rol me peshë në skuadër, megjithëse e di që blerjet e reja janë titullarë të padiskutueshëm.
"Kam luajtur vetëm dy ndeshje në Paris, por jam kthyer katër javë më vonë në stërvitje për shkak të Kupës së Konfederatave".
"Por ndeshja ndaj Norvegjisë ishte e mirë dhe e rëndësishme për mua. I cova një sinjal PSG se mund të llogarisë në mua".