Trepça e ka siguruar sonte finalen e playoff-it të basketbollit.
"Xehëtarët" sonte në palestrën "Karagaçi" e mposhtën Pejën me rezultat 96:103, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje spektakolare u transmetua direkt në platformën televizive Artmotion, në kanalin Sport2.
Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste.
Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi vs Bora.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.