‘Vëllai i Madh’ është treguar gjithmonë korrekt dhe transparent me publikun, andaj edhe sonte do ta dëshmojë një gjë të tillë, duke transmetuar të gjitha pamjet të cilat nuk janë shfaqur gjatë festës së madhe që i njëjti organizoi për banorët e shtëpisë më të famshme në vend.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka bërë të ditur se sonte ato pamje do të transmetohen ekskluzivisht në Prime, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, gazetarja bëri të ditur se një kohë e veçantë do t’i kushtohet raportit Klodi-Benita.
Ndërkohë, një rrëfim i bukur do të transmetohet sonte prej njërit nga konkurrentët e BBVK-së.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=ApCqm2cLZN8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.