Lajmet e fundit

Trajneri i Leicester City-t, Claude Puel, ka insistuar që drama e Riyad Mahrez mbetet në të kaluarën, pasi që ky i fundit iu ndihmoi të vazhdojnë tutje në FA Cup.
Mahrez i kishte munguar Leicester-it 10 ditë pasi që kalimi i tij te Manchester City kishte dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
“Është prapa nesh”, tha trajneri Puel.
“Riyad u kthye me kualitet të lartë, dhe është një ndjenjë e mirë për neve sigurisht”, tha ai.
“Ishte një përkrahje e mirë nga fansat te Riyad-i, dhe e rëndësishme që të mbetet një ndjenjë e mirë në të ardhmen”.