Sot me fillim nga ora 17:15 do të fillojë dueli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të serisë së gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Ky do të jetë takimi i katërt në mes të mitrovicasve dhe kryeqytetasve, derisa këta të fundit udhëheqin 2-1 me ndeshje.
Në qoftëse Sigal Prishtina e fiton këtë ballafaqim në "Minatori", atëherë kualifikohet në finale, ku do të ndeshet me Pejën e cila u kualifikua aty pasi eliminoi Golden Eagle Yllin, 3-1 me ndeshje.
Nëse Trepça fiton, atëherë barazohet seria e ndeshjeve gjysmëfinale në 2-2 dhe dueli vendimtar do të jetë në mesjavë në Prishtinë.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion në kanalin "Sport1" si dhe në Klan Kosova, me komentimin e Lirim Pecit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.