Drake ka plane të mëdha.
Reperi 34 vjeçar po bashkëpunon me Live Nation për një vend të ri argëtimi në qytetin e tij të lindjes Toronto, Kanada gjatë këtij viti, konfirmoi kompania e tij së fundmi.
“Disa nga performancat e mia të paharruara u realizuan në hapësira të vogla. Doja të merrja ato kujtime dhe ato që mësova për të krijuar një përvojë të pabesueshme si për artistët ashtu edhe për fansat”, tha ai në një deklaratë.
Vendi me kapacitet prej 2.500 persona do t’iu ofrojë artistëve një destinacion të gjithanshëm dhe intim për të performuar dhe lidhur me fansat në Toronto.
Ata aktualisht planifikojnë të realizojnë 200 koncerte dhe ngjarje çdo vit.
“Ne e pamë si një mundësi për t'i sjellë Torontos një vend të ri të shkëlqyeshëm dhe kemi kaq shumë mirënjohje dhe respekt për Drake që u bashkua me ne për ta sjellë atë në jetë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Michael Rapino i Live Nation.
Plani është në zhvillim për më shumë se tre vjet. Ndërtimi është planifikuar të përfundojë më vonë gjatë verës.
Ngjarjet që do të organizohen në vend do të fillojnë të shpallen gjatë javëve të ardhshme, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.