09.10.2019 · përditësuar para 2463 dite1 min lexim
Drake i është përgjigjur babait të tij, Dennis Graham, për pretendimet e këtij të fundit se reperi gënjeu rreth raporteve të tyre për të shitur rekorde.
“U zgjova sot i lënduar. Babai im do t’i thoshte gjithçka gjithkujt që dëshiron ta dëgjijë atë. Është e trishtueshme që familja të jetë kështu, por çfarë mund të bëjmë kur njerëzit që kemi janë kështu?”, ka shkruar Drake.
Përgjigja e reperit u nxit nga intervista e fundit e Graham në Power 106 me Nick Cannon, ku ai i tha radiotelevizionit që djali i tij pranoi të sajonte detaje të marrëdhënies së tyre për të shitur rekorde.
Fituesi i Grammyt e ka sulmuar babanë e tij për alkool dhe mungesën e tij në disa raste në të kaluarën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.