“Dragon Ball Super” është filmi numër një në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, duke fituar rreth 15.8 milionë dollarë të ardhura në debutimin e tij, njoftoi BoxOfficeMojo.com të dielën.
Në vendin e dytë është “Beast” me 11.6 milionë dollarë, i ndjekur nga “Bullet Train” në numrin tre me 8 milionë dollarë, “Top Gun: Maverick” në numrin katër me 5.9 milionë dollarë dhe “DC League of Super-Pets” në pozitën e pestë me 5.8 milionë dollarë.
“Thor: Love and Thunder është në vendin e gjashtë me 4 milionë dollarë, “Nope” në të shtatin me 3.5 milionë dollarë, “Minions: The Rise of Gru” në pozitën e tetë me 3.5 milionë dollarë, “Where the Crawdads Sing” në të nëntën me 3.1 milionë dollarë dhe “Bodies Bodies Bodies” në numrin 10 me 2.4 milionë dollarë.
Top 10-shja e fundjavës së kaluar fitoi rreth 55.4 milionë dollarë, me Bullet Train në krye me 13.4 milionë dollarë. Top 10-të e kësaj fundjave grumbulluan rreth 63.7 milionë dollarë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.