Kasti i dramës televizive britanik-amerikane, Downton Abbey, janë duke shpresuar se do të fitojnë në serinë më të mirë të dramës në TV Choice Awards 2016.
Pjesa e dramës në fjalë, e cila më parë ka fituar çmime në Emmys, Baftas dhe Golden Globes, nuk fitoi asnjëherë çmimin për serinë më të mirë dramë në TV Choice Awards, pavarësisht se ishin nominuar në të njejtën kategori katër vjet më parë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, seria e gjashtë dhe e fundit e Downton, do të përballet me konkurrencën e ashpër në kategorinë prej tre të përzgjedhurve siç raporton BBC: Happy Valley, Line Of Duty dhe Peaky Blinders.
Episodi i fundit i kësaj shfaqje të njohur, shkruajtur nga Julian Felloëes, transmetuar në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2015, do të jetë shansi i fundit për të fituar titullin e dramës më të mirë, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.