Një film i shkurtër me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara, me synim përcjelljen e lumturisë dhe barazisë pa dallim, u shfaq të hënën në ambientet e Klan Arenës.
Më pas u dha shfaqja teatrale “Kultura pa barriera”, e realizuar nga organizata “Down Syndrome Kosova” me fëmijë shqiptarë, boshnjakë dhe serbë, të cilët përcollën mesazhe të fuqishme për respekt dhe trajtim të barabartë në kulturë.
Aktiviteti, i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe organizata “Podrizi me”, u shndërrua në një moment emocionesh, buzëqeshjesh dhe përqafimesh pa nevojë fjalësh.
E një kontribut të pashoq këtu dha edhe Devolli Corporation që e mundësoi këtë ngjarje, duke ia rikujtuar secilit person të kësaj kategorie sesa të vlefshëm janë ata për shoqërinë.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=BUEjyMefU-Y
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.