Nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj vajzës së saj dhe bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Valbona është thirrur për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me çështjen, e cila ka të bëjë me dyshimet për lidhje të mundshme me veprime të paligjshme të përfshira në një hetim të gjerë.
Po ashtu, burimet njoftojnë se në SPAK është paraqitur edhe biznesmeni Gentian Sula, i cili ndodhet nën hetim për përfshirje në dosjen që ka të bëjë me kryebashkiakun Veliaj. Sula është pjesë e grupit të biznesmenëve të dyshuar si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.
Sipas SPAK, janë mbledhur prova që çojnë në përfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se këta biznesmenë, përfshirë Gentian Sulën, kanë konsumuar elementë të veprës penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" përmes veprimeve të kundërligjshme, raporton A2CNN.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.