Lajmet e fundit
Sulmuesi i zhdërvjellët ka nënshkruar kontratë katër vjeare me kampionët e ligës MLS, që janë përpjekur ta transferojnë atë që nga viti 2011.

Trajneri i LA Galaxy, Bruce Arena ka konfirmuar Giovani dos Santos-in si nënshkrimin më të ri të skuadrës.
Kampionët e MLS e kanë përcjellur reprezentuesin meksikan, që për momentin është duke luajtur në Concacaf Gold Cup, që nga viti 2011, ndërsa tash ai nënshkroi kontratë katër vjeçare me skuarën amerikane.
“Do të jetë sfidë për të”, tha trajneri.
“Ai ende nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi ku i duhet të ketë përgjegjësi të mëdha”.
“Për më shumë, do t’i kërkohet përgjegjësi më pas. Dhe do t’i duhet të jetë i pjekur në sjellje”.
Ish lojtari i Barcelonës pritet të paguhet më oaj se Gerrard, që poashtu luan tek Galaxy dhe fiton 5.5 milionë euro në vit, ndërsa vlera e transferimit të Dos Santos ende nuk është shpalosur.