Lajmet e fundit

Borussia Dortmund duket se po e shfryn mllefin e barazimit me Bochumin, te Wolfsburgu.
Ata po fitojnë 3:0 në vetëm 37 minuta lojë të zhvilluara deri më tash.
Fillimisht Karim Adeyemi realizoi në minutën e 14-të, e pastaj Sebastian Haller e shënoi të dytin 14 minuta më vonë.
Donyell Malen tundi portën për 3:0 në minutën e 37-të, teksa Bletat po insistojnë për titullin e Bundesligës në luftën kundër Bayern Munchenit.