Lajmet e fundit

Borussia Dortmund e ka mposhtur Arminia Bielefeld me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Emre Can në minutën e 31-të, për Dortmundin, teksa e dyfishoi epërsinë Mats Hummels pak para se të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Dortmundi e shënoi edhe golin e tretë me talentin anglez, Jude Bellingham në minutën e 72, teksa Arminia arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 87-të me Fabian Klos nga penalltia.
Dortmundi pas kësaj fitore kalon në pozitën e dytë ,me 21 pikë, pas nëntë ndeshjeve, me vetëm një pikë larg vendit të parë.
Teksa, Arminia Bielefeld mbetet në vendin e parafundit në tabelë me pesë pikë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1451928934111715339