Bayer Leverkuseni dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Julian Ryerson, në minutën e 5’, pasi u shërbye mirë nga Niclas Fulkrug.
Në fund të pjesës së parë Leverkuseni e gjeti golin e barazimit me anë të Florian Ëirtz, mirëpo goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Me këtë epërsi prej një goli Dortmundi shkoi në pushimin në mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Leverkuseni e gjeti golin e barazimit në minutën e 79’, me anë të Victor Boniface.
Dy skuadrat patën edhe disa mundësi deri në fund, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.
Leverkuseni vazhdon të prij në Bundesliga me 35 pikë të grumbulluara, tri pikë larg Bayern Munichut që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë Dortmundi renditet në pozitën e pestë me 25 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.