Lajmet e fundit

Borussia Dortmund e ka transferuar talentin e Barcelonës, Mateu Morey, dhe lajmin e kanë bërë të ditur vetë Bletat.
Morey ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin e Bundesligës, si dhe ka shprehur gëzimin e tij që ka ardhur tek ta.
“Borussia Dortmund është një klub fantastik që vendos shumë fokus në rininë. Kam besim që me cilësitë e mia individuale, kam shumë për të dhënë për klubin në vitet në vijim”, ka thënë Morey.