Lajmet e fundit

Dortmund ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Hoffenheim në javën e katërt të Bundesligës.
Madje, Bletat kishin qenë duke humbur kur për vendasit realizoi Joelinton një minutë para fundit të pjesës së parë.
Për t’ia përkeqësuar punët Dortmundit, Abdou Diallo u skuq në minutën e 76-të, mirëpo mysafirët insistuan mjaftueshëm sa për ta nxjerrë një barazim, përmes golit të Christian Pulisic në minutën e 84-të, kur edhe u asistua nga Marco Reus.