Lajmet e fundit

Pierre-Emerick Aubameyang nuk është as afër kalimit në Arsenal.
Borussia Dortmund e ka përfshirë atë për ndeshjen e së premtes kundër Freiburg, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.
Pavarësisht qëndrimit të klubit gjerman për ta përfshirë gabonasin në skuadër, drejtuesit e Arsenal po qëndrojnë në Gjermani ku po provojnë të finalizojnë gjithçka.
Arsenal ka ofruar 50 milionë funta për Dortmund, por ata kanë refuzuar duke kërkuar edhe dhjetë milionë më shumë.