Lajmet e fundit

Borussia Dortmund është duke llogaritur në një marrëveshje me Jose Mourinho si zëvendësim për Lucien Favre.
Duke qenë larg për të pretenduar për titull, BVB, aktualisht në pozitën e gjashtë në Bundesliga, me një ekip premtuese, e ka vënë Favren nënë presion, në mungesë të rezultateve, shkruan France Football, transmeton Klan Kosova.
Kështu klubi gjerman ka burime për ta sjellë në krye Mourinhon, i cili është i afërt me Drejtorin Ekzekutiv, Hans Joachim Watzke.
Megjithatë Drejtori Sportiv, Michael Zorc ka mohuar në të kaluarën se ish menaxheri i Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United mund të marrë punën në Ëestfalenstadion.
Mourinho thuhet se ka nisur të mësojë gjermanishten, që kur ta zëvendësoje Favren, menjëherë të nisë të njihet me skuadrën.