Lajmet e fundit

Shkëlzen Gashi që është cilësuar si golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane gjatë 2 sezonave të fundit po kërkohet nga shumë klube të njohur të Europës.
Ndërsa në garën për ta marrë sulmuesin shqiptar ka hyrë edhe një nga skuadrat më të mëdha të futbollit gjerman.
Shkëlzen Gashi po përmendet si zëvendësuesi i Ciro Immobiles në Borussia e Dortmundit, shkruajnë media zvicerane “Fussballinfos.ch”, transmeton Klan Kosova.
Me largimin e Immobiles, drejtuesit e Dortmundit po përpiqen për të blerë një sulmues tjetër ndërsa vëmendjen e kanë përqëndruar te Gashi.
26-vjecari i Kombëtares Kuqezi aktualisht është i lumtur te Baseli dhe ka kontratë që e lidh me kampionët e Zvicrës deri në vitin 2018, transmeton Klan Kosova.
Baseli e ka vlerësuar 26-vjecarin rreth 8 milionë euro dhe nëse Dortmundi duan të kenë një lojtar si Shkëlzen Gashi që duhet të paguajnë këtë shumë.