Zyrtarët e Borussia Dortmund po planifikojnë ndryshime të mëdha në verë dhe sipas mediave gjermane ata janë të gatshëm të presin oferta për dy sulmuesit, Karim Adeyemi dhe Serhou Guirassy.
Klubi gjerman synon të përfitojë rreth 110 milionë euro nga shitja e tyre.
Për Adeyemin kërkohen rreth 60 milionë euro, ndërsa për Guirassy rreth 50 milionë euro.
Drejtuesit e Dortmundit besojnë se këto shitje mund të ndihmojnë klubin të rindërtojë skuadrën dhe të balancojë financat për sezonin e ardhshëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.