Ekipi gjerman, Borussia Dortmund është i interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Divock Origi.
Shkuarja e Pierre- Erick Aubameyang ka bërë që Ujqit të kenë vetëm Max Philipp dhe Akexander Isak si zgjedhje për vijën e sulmit, kështu duke u detyruar të vihen në gjah edhe për një sulmues tjetër, kurse opsioni i tyre i dëshiruar mbetet Origi, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që ekipi gjerman vihet pas belgut, por çmimi prej 27 milion eurosh i kërkuar nga Liverpool i ka ndalur ata.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.