Lajmet e fundit
Pasi ka dështuar të lë gjurmë në fanellën e skuadrës kampione të Spanjës, sulmuesi është transferuar si huazim në Westfalenstadion

Sulmuesi i Barcelona, Paco Alcacer, i është bashkuar Borussia Dortmund si huazim për një edicion.
Spanjolli 24-vjeçar pati kaluar tek katalunasit nga Valencia më 2016, për 30 milionë euro, por dështoi të lë gjurmë në Camp Nou.
Transferimin e tij e ka bërë të ditur skuadra gjermane, përmes një video-njoftimi në llogarinë zyrtare në Twitter.
"Mezi pres të luaj për Dortmund dhe fansat e jashtëzakonshëm që ka kjo skuadër", ka thënë Alcacer pas transferimit.
Skuadra gjermane do të ketë edhe mundësinë e blerjes së krejt kartonit të Alcacer, për 25 milionë euro, në fund të edicionit.
https://twitter.com/BVB/status/1034481089803431936