Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, është rikthyer futbolli gjerman.
Liga e parë që filloi të luhet sot është Bundesliga gjermane, njofton Klan Kosova.
Derbi i kësaj lige është përballja ndërmjet klubeve Borussia Dortmund dhe Schalke 04.
Që nga minutat e para të takimit, Dortmund është duke e dominuar lojën.
Në pjesën e parë ishin futbollistët Erling Braut Haaland dhe Raphael Guerreiro ata që shënuan nga një gol.
Në fillim të takimit të dytë, sulmuesi belg Thorgan Hazard arriti ta ngritë epërsinë në 3:0.
Pastaj në minutën e 63-të, Raphael Guerreiro shënoi sërish, kështu duke e çuar epërsinë në 4:0.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.