Lajmet e fundit

Borussia Dortmund dëshiron që ta mbajë mbrojtësin Achraf Hakimi, së paku edhe për një stinor, sipas drejtorit sportiv, Michael Zorc.
Hakimi ka luajtur dy sezone te gjiganti gjerman, duke shkëlqyer në paraqitjet e tij me ç’rast ka marrë vëmendjen e disa top klubeve evropiane, mirëpo as Dortmundi nuk do të heqë dorë nga ai.
“Situata kontraktuale është e qartë. Ai do të kthehet te Real Madridi për momentin”, ka thënë Zorc në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Bletave me Fortuna Dusseldorf-in.
“Do të provojmë që ta marrim për të luajtur te ne edhe sezonin tjetër, por është shumë herët për ta diskutuar këtë tani”.