Lajmet e fundit
Skuadra gjermane ka përmbysur rezultatin nga 3-0, në 3-4, për të fituar ndeshjen në udhëtim tek skuadra norvegjeze Odd.

Borussia Dortmund ka bërë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e garave europiane.
Skuadra gjermane deri në minutën e 30-të ishte duke humbur me rezultat 3-0, në ndeshjen ndaj skuadrës norvegjeze Odd, e vlefshme për Europa League.
Por, duket se secili duhet të prekë fundit për t'u rikthyer.
Kështu, që nga minuta e 34-të kur Aubameyang shënoi golin e parë për gjermanët, deri në fund të ndeshjes ata shënuan edhe tre herë tjera, duke arritur që të mposhtin kështu norvegjezët në një triller të vërtetë. Kagaëa, prapë Aubameyang dhe Mkhitaryan shënuan tre golat tjerë për të lënë të stepur vendësit.