Lajmet e fundit
Skuadra gjermane ia ka arritur të marrë pozitën e parë në grup, duke i siguruar vetes me shumë mundësi një përballje më të lehtë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Borussia Dortmund ka arritur që në minutat e fundit të marrë barazimin 2:2, në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve.
Me këtë barazim gjermanët marrin pozitën e parë në tabelë, duke e lënë gjigantin spanjoll në të dytën dhe me gjasë me një përballje më të zorshme në fazën tjetër të garave.
Karim Benzema u dha epërsinë dygolëshe Los Blancos, por fillimisht ishte Pierre-Emerick Aubameyang që ngushtoi rezultatin dhe më pas Marco Reus, një minutë nga fundi, e barazoi atë.