Lajmet e fundit

Borussia Dortmund ia ka kujtuar Barcelonës se po iu ikë koha në transferimin e Ousmane Dembele.
Shefi ekzekutiv i “bletave”, Hans-Joachim Watzke, tha për Kicker që koha në horizont "mjafton për edhe dy ndeshje më shumë”, e që nënkupton se koha drejt mundësisë së transferimit të Dembele-së po shkon drejt fundit.
Afati kalimtar aktual mbyllet më 31 gusht, dhe Dortmund ka edhe dy ndeshje t’i luajë para kësaj, me Wolfsburg dhe Hertha Berlin.