Himni u Kosovës u intonua në Spanjë. Flamuri i Kosovës po valëvitet në stadiumin “Estadio La Cartuja de Sevilla” të Sevillës.
Ashtu siç e parasheh protokolli për organizimin e ndeshjeve i FIFA-s dhe UEFA-s himni i Kosovës u intonua në ndeshjen Spanjë - Kosovë, derisa edhe flamuri kaltëreverdh u vendos në stadium.
Më herët u tha se himni i Kosovës nuk do të lejohet të intonohet në stadiumin në Sevilla, për shkak se Spanja si nikoqire e kësaj ndeshje nuk e njeh Kosovën si shtet. Njëjtë u tha se nuk do të lejohet të vendoset as flamuri i vendit tonë.
Por , FIFA dhe UEFA nuk e lejuan një gjë e tillë duke kërkuar që të respektohet në përpikmëri protokolli për organizimin e ndeshjeve.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për Klan Kosovën kishte paralajmëruar se nëse nuk do të intonohet himni i Kosovës ndeshja nuk do të luhet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.