Pas pakënaqësive, Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Bordi i ShSKUK-së vendosën të shfuqizojnë tarifën e re të parkingut prej 1 euro për minutë apo orë që kishte hyrë në fuqi pak ditë më parë.
Sipas vendimit të ri, tarifa është 0.50 € për 1 deri në 60 minuta dhe 0.50 €/orë për çdo orë shtesë, vendim që konsiderohet më i arsyeshëm për pacientët.
Megjithatë, përcjellësit që vizitojnë shpesh spitalin prapë përballen me shpenzime të konsiderueshme, rreth 1.5–3 € për qëndrime më të gjata.
QKUK thekson se ndryshimi synon lehtësim financiar për pacientët dhe familjarët.
Për më shumë, ndiqeni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=MO6oirS1NJI
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.