Lajmet e fundit

Një kallëzim penal është dorëzuar më 22 korrik në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
Ai akuzohet nga Fadil Kodra, i cili u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për "cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.