Lajmet e fundit

Një nga aksesorët më të rëndësishëm për stinën e dimrit janë dorëzat.
Veç ndjesisë së ngrohtë që ju ofrojnë, ato kompletojnë dukjen tuaj dhe e bëjnë atë me shumë klas.
Natyrisht modelet e punuara nga lëkura gjithmonë janë në trend, megjithatë ky vit ka parë edhe modele me materiale të kombinuara.
Këtu përfshihen dorëzat e punuara nga lëkura dhe shtofi, dhe ndër të preferuarat janë ato me dizajne të stilit minimalist, apo me lesh.
Trendi për këtë vit sjell edhe dorëzat e gjata. Të punuara nga lëkura, krejtësisht të thjeshta, ato i japin elegancë dukjes tuaj.
Sa i përket ngjyrave dominojnë ato të errëta siç janë kafeja apo ngjyra e gjelbër e errët dhe natyrisht me të zezën nuk dështoni asnjëherë./klankosova.tv/





