Nora Latifi-Jashari, është dorëhequr nga pozita e zëvëndësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga BQK, nëpërmjet një njoftimi.
Në njoftim thuhet se Latifi -Jashari e ka liruar pozitën më 15 maj për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale.
"Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së", thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.