Lajmet e fundit
Dy zyrtarët e lartë janë dorëhequr për shkak të kritereve të FIFA dhe UEFA, sipas të cilave nuk lejohet që të tillët me poste publike të jenë edhe zyrtarë në federatë

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Të dy këta janë larguar për shkak të posteve të tyre politike, ku janë deputet të Parlamentit të Kosovës.
Kjo ka ardhur pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, pasi kështu ishin në kundërshtim me kriteret e FIFA-s, e cila kërkon që njerëzit me poste politike mos të jenë në federata të futbollit.