Partia Guxo ka reaguar lidhur me dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli, nga ky subjekt politik.
Në këtë reagim thuhet se partia e pranon dorëheqjen e Avdylit, duke shtuar se këtë vendim e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, partia deklaroi se dorëheqjen e Avdylit e kuptoi nga media dhe nga rrjetet sociale.
“Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe perkrahësve, Partia Guxo e falenderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo. Si kryesi e Partisë Guxo i dëshirojmë shëndet dhe elan për punë të mbara e shumë suksese në angazhimet e ardhshme profesionale!”, thuhet në reagim.
“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”.
https://klankosova.tv/haxhi-avdyli-jep-doreheqje-nga-guxo/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.