02.09.2019 · përditësuar para 2502 dite1 min lexim
Dordrecht, porti detar dhe qyteti më i vjetër në Holandë, është i vendosur në një ishull dhe kufizohet nga pesë lumenj të ndryshëm. Në të kaluarën ai ishte një qytet i rëndësishëm që bënte tregti me dru, drithëra dhe verë, megjithatë kultura dhe pasuria e tij është akoma e dukshme edhe sot (monumente, muze, teatro, etj).
Sot qyteti është kryesisht i njohur për ndërtimin e anijeve, industrinë e drurit dhe çelikut, njofton Klan Kosova.
Qyteti është i pasur me histori, kështu që ka një numër muzesh, monumentesh dhe ndërtesash fantastike historike.
Aktivitet shumë interesant është lundrimi nëpër portet e vjetra në një varkë elektrike, përmes së cilës vizitoni shtëpitë e ndërtuara në ujë dhe nën ura.
Nëse e vizitoni ato që duhet të shikoni janë Kisha e Madhe dhe koleksioni i pikturave të Muzeut Dordrechts. Nga Grootosofd ka një pamje të mrekullueshme të kryqëzimeve të lumenjve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.