Piloti britanik Jack Doohan pas një beteje të fortë në kualifikimet e kategorisë Formula 2 arriti të sigurojë pozitën e parë startuese.
Megjithatë për ta arritur këtë atij iu desh të luftojë deri në sekondat e fundit të kualifikimeve shkaku i konkurrencës së fortë në Hungari, përcjell klankosova.tv.
Doohan e regjistroi kohën 1:27.676 duke arritur "pole position" për herë të parë këtë sezon.
Britaniku në këtë formë ia mohoi francezit Victor Martins mundësinë që të arrijë pozitën e parë startuese për herë të tretë rresht.
Teksa lideri i kampionatit Fredrik Vesti me ekipin Prema Racing doli i treti.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.