Lajmet e fundit

Gigi Donnarumma nuk ka ndërmend të braktis Milanin për Realin e Madridit.
Portieri i talentuar gjatë merkatos së verës ishte një objektiv i Los Blancos, por madrilenët hasën në rezistencën e kuqezinjve.
Në një intervistë për mediat italiane, 17-vjeçari pohoi se ai mendon vetëm për Milanin.
Donnarumma vijoi më tej se objektivi i tij i vetëm është të stërvitet sa më shumë dhe të vazhdojë të përmirësohet si lojtar.
Megjithatë portieri italian deklaroi se të ardhmes nuk i dihet dhe se në futboll gjithçka mund të ndodhë.