Lajmet e fundit
Portieri 18 vjeçar nuk do ta vazhdojë karrierën në San Siro, megjithë kontratën e re që nënshkroi verës, por me shumë gjasë as nuk do të kalojë tek ndonjë nga rivalët e milanezëve në Serie A

Gianluiggi Donnarumma ka vendosur të largohet nga Milan, gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa skuadra më e fundit e interesuar për të është Liverpool.
Gardiani nënshkroi kontratë të re gjatë verës, por kjo nuk e ka ndalur të kërkojë ambient të ri, pasi nuk e sheh veten te kuqezinjtë.
Por, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Juventus, pasi nuk dëshiron ta tradhtojë Milanin duke iu bashkuar rivalit të madh nga Serie A, ndërsa kërkohet edhe nga Paris Saint-Germian dhe Real Madrid.